Taravari: Për ASH-në është shumë e rëndë të dalë bashkë në zgjedhje me BDI-në
Pas takimit me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmetin, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se për ASH-në është shumë e rëndë dalja bashkë në zgjedhje me BDI-në, njofton SHENJA.
“Po, një prej opsioneve të cilën e kemi si vendim të kryesisë së partisë është që ASH-ja të del vet në zgjedhje. Për Aleancën është shumë e rëndë të del me BDI-në por do t’i shqyrtojmë përsëri vendimet e organeve partiake patjetër të respektohen”, u shpreh Taravari. /SHENJA/