Princi i kurorës Sheikh Meshaal, emir i ri i Kuvajtit

Princi i kurorës Sheikh Meshaal, emir i ri i Kuvajtit

Pas vdekjes së Emirit të Kuvajtit, Sheikh Nawvaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, princi i kurorës Sheikh Meshaal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah u emërua në krye të vendit, transmeton Anadolu.

Pas njoftimit për vdekjen e Sheikh Nawafit, Këshilli i Ministrave i Kuvajtit njoftoi se princi i kurorës Sheikh Meshaal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah është emëruar emir i ri i vendit.

Emiri i ri i Kuvajtit, Sheikh Meshaal, lindi në Kuvajt më 27 shtator 1940, si djali i shtatë i ish-emirit Sheikh Ahmad al-Jaber al-Sabah.

Ai kreu arsimin fillor në shkollën Mubarekiye në kryeqytetin Kuvajt. Më pas vazhdoi në Kolegjin Policor Hinden në Angli dhe u diplomua atje në vitin 1960. Ka mbajtur poste të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me gradën kolonel, ka shërbyer si Kryetar i Agjencisë së Sigurimit të Shtetit në vitet 1967-1980.

Ai shërbeu si Zëvendësshef i Gardës Kombëtare nga 13 janari 2004 derisa u shpall princ i kurorës me një vendim të lëshuar nga Emiri i Kuvajtit Sheikh Nawaf më 15 nëntor 2021.

Sheikh Meshaal, i cili është vëllai i emirit të mëparshëm Sheikh Nawaf, ka gjithsej 12 fëmijë, shtatë prej të cilëve janë vajza.

Pas vdekjes së Sheikh Nawafit, në vend u shpallën 40 ditë zie dhe institucionet zyrtare do të pauzojnë për tri ditë.

MARKETING