Ushtria e Izraelit konfirmon se vrau aksidentalisht tre pengje izraelite në Gaza

Ushtria e Izraelit konfirmon se vrau aksidentalisht tre pengje izraelite në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se “gabimisht” vrau tre pengje izraelite gjatë betejave në Gaza, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi faqja e lajmeve Times of Israel, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari e përshkroi incidentin si “tragjik” dhe tha se ushtria “mbart përgjegjësinë” për incidentin.

“Kjo është një zonë ku ushtarët (izraelitë) u ndeshën me shumë terroristë, duke përfshirë kamikazët”, tha ai.

Ai përmendi dy nga pengjet e vrarë, Yotam Haim dhe Samer Talalka, por nuk e identifikoi të tretin me kërkesë të familjes së tij.

Ushtria izraelite tha se ka nisur hetim për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Grupi Hamas ende nuk ka komentuar mbi njoftimin izraelit.

Të martën, ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se kishte gjetur trupat e dy pengjeve në një operacion ushtarak, në të cilin u vranë gjithashtu dy ushtarë dhe u plagosën disa të tjerë.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore si hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.800 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 51 mijë janë plagosur në sulmin izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

MARKETING