Arrestohen shtatë persona në Bosnje për krime lufte në Srebrenicë

Arrestohen shtatë persona në Bosnje për krime lufte në Srebrenicë

Policia e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) në Bosnje-Hercegovinë sot kanë arrestuar shtatë persona në Zvornik për dyshimin e kryerjes së veprës penale “gjenocid”.

MARKETING

SIPA bën të ditur se kjo vepër penale lidhet me veprat “përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “ndihmë”, të cilat janë të parashikuara nga Kodi Penal i Bosnjë-Hercegovinës.

Pas procedurave në ambientet e SIPA-s, personat e arrestuar do t’iu dorëzohen Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, raporton klix.ba.

Personat e arrestuar lidhen me pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë në korrikun e vitit 1995.

SIPA ende nuk ka publikuar detajet e veprimit të sotëm, kështu që më vonë pritet të bëhen të ditur më shumë detaje. /Telegrafi/

MARKETING