Shtëpia e Bardhë sqaron deklaratat e Biden: Jemi ende në krah të Izraelit

Shtëpia e Bardhë sqaron deklaratat e Biden: Jemi ende në krah të Izraelit

Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin, pavarësisht kritikave të bëra nga presidenti Joe Biden. Një ditë pas komenteve me tone mjaft kritike e paralajmëruese për Benjamin Netanyahun, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja është ende në krah të Izraelit, pavarësisht komenteve kritike të Biden ndaj qeverisë së Netanyahut.

Presidenti amerikan u shpreh dje se Izraeli po humbet mbështetjen për luftën për shkak të bombardimeve pa dallim në Rripin e Gazës.
“Presidenti dje pasqyroi realitetin e opinionit global, i cili gjithashtu ka rëndësi. Mbështetja jonë për Izraelin nuk është zvogëluar. Por ne kemi pasur shqetësime dhe i kemi shprehur ato shqetësime për ndjekjen penale të kësaj fushate ushtarake.”, tha Kirby për gazetarët.

Por pavarësisht kritikave të Biden, kryeministri izralit është shprehur se nuk do të bjerë pre e presioneve të SHBA-së dhe se do të vijojë më synimin e tij për të eliminuar Hamasin. Ndërsa sot, kryediplomati izraelit, Eli Cohen deklaroi se me apo pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, armëpushimi nuk është një opsion në këtë fazë të luftës.

MARKETING