Koleva: Tensionet në Kuvend i shkakton opozita, Xhaferi ka punuar në mënyrë të shkëlqyer
Deputetja e LSDM-së, Daniela Koleva, në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se tensionet në Kuvend i kanë shkaktuar në këtë tre vite e gjysmë deputetët e opozitës ndërsa ka shtuar se në disa momente ajo edhe ka patur frikë nga sjellja e deputetëve të opozitës.
“Kemi parë obstruksione, bllokada, kishim edhe sulem personale, dilnin jashtë nuk votonin deri në momentin e fundit kur e patë se çfarë bëri Levica në Kuvend. Ajo sipas meje është niveli më i ulët i sjelljes për deputetë e lere më për profesor. Nuk vlerësoj se kryetari i kuvendit ka bërë diçka për të rritur tensionet”, tha deputetja Daniela Koleva.
Ajo tha se Talat Xhaferi ka balancuar shumë mirë problemet që kanë ndodhur në Kuvend.
“Për shkak se karaktere të ndryshime, interesa të ndryshme, kishim kovid… deri tani unë me përgjegjësi them se problemet dalin vetëm nga opozita”, shtoi më tej ajo.