(VIDEO) Opozita shqiptare: Problemet me nxënësit shqiptarë të Çashkës tregojnë se BDI dhe LSDM janë antieuropian
Situata me nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës është dëshmi se BDI dhe LSDM kanë qëndrime anti-shqiptare dhe anti-europiane. Kështu deklaroI Validin Ademi nga Lidhja Evropiane për Ndryshim. Sipas tij, kjo që ndodh me paralelen shqipe në Çashkë është skandaloze, komuniste dhe diktatoriale, njejtë si në kohën e Jugosllavisë dikur, e si tani në Rusi e Serbi.
LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM
“Por kjo është BDI, vasalja e LSDM-së, e cila me Ministër dhe Zëvendësministër, ska aftësi të hap asnjë paralele shqipe, u shkurton fondet shkollave në komunat shqiptare dhe investon në Kazino dhe Bastore. Për në fund, nëse pak keni moral dhe ndërgjegje para popullit, nuk u lejohet të flisni për asnjë temë tjetër, kur për shqiptarët mbetet e pazgjidhur çështja e mësimit në gjuhën shqipe, e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë”.
Nga Lidhja Europiane për Ndryshim, kërkojnë nga Jeton Shaqiri kuadër i BDI-së , që urgjentisht t’i shfrytëzojë kompetencat dhe të ndërmarrë masa efikase për zgjidhjen e problemit. Ndërkaq, kërkesa të njejta për zgjidhje të problemit nga LEN kanë bërë edhe për partitë maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE.
Samir Mustafa /SHENJA/