Ministria e Drejtësisë: 40 ditë paraburgim ekstradues për Lupço Palevskin në Turqi

Ministria e Drejtësisë: 40 ditë paraburgim ekstradues për Lupço Palevskin në Turqi

Ministria e Drjetësisë pasdite kumtoi se Lupço Palevskit, i dyshuar për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, i cili ishte arrestuar në Balikesir, Turqi, i është caktuar paraburgim ekstradues në kohëzgjatje prej 40-të ditësh.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara i dërgoi një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën njofton se po dorëzon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën informon se në bazë të shkresës së pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Balikesir, Ljupço Palevskit i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 40 ditësh”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë se pas fletarrestit ndërkombëtar, Ljupço Palevski u arrestua në autostradë në Turqi nga autoritetet turke.

MARKETING