Neymar reagon pas rrëzimit të Santosit, tifozët djegin qytetin

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike.
Sulmuesi i Al Hilal në Arabinë Saudite, u rrit te Santos, ndërkohë që kaloi katër sezone tek ekipi i parë përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013.
MARKETING
Pavarësisht dhimbjes së madhe, Neymar beson se ditë të mirë do të vijnë dhe bardhezinjtë do të rikthehen aty ku e kanë vendin.
“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, thekson 31-vjeçari në lidhje me dështimin e klubit 111-vjeçar.
Që për herë të parë në histori nuk do të jetë mes më të mirëve në Brazil.
Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo.