Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ademi-Murselit, ngjarje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Shala foli mbi veprimet operative të Policisë së Kosovës, të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Ajo çka mund të thuhet se pasi ndodhi vrasja e paraqitur si grabitje, është se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet operative në bashkëpunim me prokurorin dhe gjyqtaren e procedurës paraprake duke vendosur kamera të fshehta në hapësirën ku ka ndodhur vrasja makabër. Nga kamerat e fshehura është bërë identifikimi dhe takimi që është bërë mes dorasit dhe organizatorit që është bashkëshorti i të ndjerës.
Pas deklarimit që është bërë në polici nga bashkëshorti se ka ndodhur një grabitje, prokuroria ka vendosur kamera të fshehta në lokalitetin ku ndodhi ekzekutimi dhe nga videot është konstatuar lidhja mes organizatorit dhe ekzekutuesit”, tha Shala.
Liridona Murseli u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Persona të armatosur i kanë ndaluar dhe iu kanë kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.
Më pas, një prej grabitësve ka qëlluar me armë në drejtim të familjes. Njëri nga plumbat ka prekur gruan duke e lënë të vdekur në vend. I gjithë plani dyshohet se ishte organizuar nga bashkëshorti i cili kishte kontraktuar vrasës me pagesë, të cilët do t’i paguante 30 mijë euro. /EuronewsAlbania/