Roma rikthehet te fitorja në Seria A, mund Udinesen me Dybala-n

Roma rikthehet te fitorja në Seria A, mund Udinesen me Dybala-n

Roma merr një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Udineses në “Olimpico”, duke u rikthyer te triumfi në kampionat, pas barazimit pa gola në derbin ndaj Lazios.
Sfida vazhdoi me porta të paprekura deri në minutën e 20-të, kur Mancini gjeti golin me një goditje me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “verdhekuqve”, teksa në minutën e 57-të, Thauvin gjeti golin e barazimit, pas asistit të Payeros.

Ndeshja vazhdoi me barazimin 1-1, deri në minutën e 81-të kur Dybala i asistuar nga Lukaku i riktheu avantazhin Romës. Ndërsa në minutën e 90-të El Shaarawy realizoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe vulosi këtë takim.
Pas javës së 13-të të Serie A, Roma ngjitet në vend të pestë me 21 pikë, ndërkohë që Udinese renditet në vend të 16-të me 11 pikë.

MARKETING