(VIDEO) Prokuroria me procedurë hetimore për dy persona nga Manastiri, shmangën tatimin

(VIDEO) Prokuroria me procedurë hetimore për dy persona nga Manastiri, shmangën tatimin

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për veprën e tejzgjatur – Shmangie nga tatimi nga neni 279 paragrafi 2 i Kodit Penal, ndërsa i dyti e ka ndihmuar në kryerjen e krimit. I dyshuari 62 vjeçar pronar dhe udhëheqës i një subjekti juridik në Manastir, me ndihmën e punonjësit të dyshuar 41-vjeçar ka shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin dhe në mënyrë të paligjshme ka ulur detyrimet e TVSH-së.

MARKETING

PROKURORIA

“Në fund të vitit 2019, sipas evidentimive kontabiliste, të paktën 11 persona fizik kishin detyrime të papaguara ndaj personit juridik. Ata i përmbushnin detyrimet e tyre duke i paguar para të gatshme të dyshuarit personalisht, duke paguar me para në dorë ose duke ia kompensuar me pajisje”.

Nga prokuroria thonë se edhe pse i kanë shlyer borxhet, detyrimet e tyre ndaj personit juridik në evidentimet kontabiliste janë paraqitur si të hapura, pra nuk janë regjistruar, kështu që i dyshuari i parë nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar tatimin mbi fitimin për ta në masën 10%. Ekziston dyshimi i bazuar se në këtë mënyrë e ka dëmtuar Buxhetin e RMV-së për 7.210.321 denarë.

PROKURORIA

“Gjatë vitit 2019 përderisa është hapur procedurë para falimentimit dhe ka pasur ndalim për tjetërsimin e pasurisë së personit juridik, i dyshuari i dytë ka përgatitur nëntë fatura shitjeje me shumën e llogaritur të TVSH-së, të cilat i dyshuari i parë i ka nënshkruar dhe me  ato e ka transferuar kamionë te një personi tjetër juridik në pronësi të tij”.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak për të dyshuarin e parë, ndërsa për të dyshuarin e dytë është caktuar masa e kujdesit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING