Shkëndija nuk arrin të fitojë në Shtip, ndalet me barazim nga Bregallnica

Shkëndija nuk arrin të fitojë në Shtip, ndalet me barazim nga Bregallnica

Me barazim 2:2 është mbyllur takimi hapës i xhiros së 15-të në elitë, ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës së Tetovës. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 23-të kur Elezi lëviz bukur brenda zonës dhe shënon për epërsi 0:1 të miqve, raporton SHENJA.

Pasi panë veten në disavantazh, vendasit u hodhën në kërkim të golit të barazimit, ndërsa ai do të vinte në minutën e 53-të kur kur Velkovski shënon me kokë për barazim 1:1. 15 minuta më vonë tetovarët arritën sërish të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Aganspahiç i cili shënoi për 1:2.

Pas pranimit të golit vendasit morën edhe një tjetër goditje, pasi Robakidze u përjashtua nga loja duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 86-të Gjorgjiev arriti të dërgoj topin në rrjetë për barazim 2:2, me Bregallnicën që merr një pikë të rëndësishme kundër një kundështari të fortë si Shkëndija. Ndërkaq xhiroja e 15-të kompletohet të dielën me 5 takime tjera që do të luhen nga ora 13:00. /SHENJA/

MARKETING