(VIDEO) Kovaçevski: Në maj të vitit të ardhshëm ka hapësirë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se në maj të vitit të ardhshëm ka hapësirë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare. Ai bën të ditur se në një mbledhje në Kuvend gjatë muajit dhjetor do të përcaktohen të gjitha detajet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve. Lidhur me Qeverinë teknike, Kovaçevski tha se është obligim ligjor, kështu që, tha ai, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, sipas Ligjit për Qeverinë që vlen në vend, është një qeveri teknike dhe gjithashtu ai ligj sjell me vete një konsensus mes partive politike në Kuvend.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Në fillim ka qenë një grup punues në të cilin kanë marrë pjesë ekspertë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvend, por tani janë kryesisht partitë politike nga pushteti por edhe opozita. Mendoj se në një periudhë shumë të shkurtër do të kemi një kod zgjedhor që përfshin të gjitha dispozitat e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR dhe që do të lejojë vazhdimin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike në vend”.
Ashtu siç është bërë në të kaluarën, do të bëhet edhe tani dhe vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje siç e parasheh ligji dhe Kushtetuta”, tha Kovaçevski.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/