(VIDEO) LEN: BDI nuk është parti por oktapod krimi dhe biznesi

(VIDEO) LEN: BDI nuk është parti por oktapod krimi dhe biznesi

Akuzat e opozitës shqiptare ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në veçanti ndaj zv kryeminsitrit Artan Grubit, kanë vazhduar edhe sot. Sipas Lidhjes Evropiane për Ndryshim, BDI-ja nuk është parti, por oktapod  krimi e biznesi. Përsëri nga opozita theksin e kanë vendosur tek lojërat e fatit. Ata theksojnë se informacioni i fundit, i raportuar nga mediat, është se kompania e një 19-vjeçari nga Likova do ta furnizojë “Lotarinë Shtetërore” me aparate për bixhoz.

LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“Sidoqoftë, nëse deri dje dikush kishte dyshimin më të vogël se Artan Grubi qëndronte pas bizneseve të lojërave të fatit, të drejtuara nga BDI-ja, ja sot një konfirmim tjetër se pretendimet tona janë të vërteta. BDI-ja po i përdorë të rinjtë, gati të mitur, për zhvatjen e parasë publike përmes tenderëve. Para do kohe personazh ishte nipi 20-vjeçar i Ali Ahmetit në blerjen e qendrës “Soravia”, ndërsa sot është një 19 vjeçar nga Kumanova, që do të blejë aparate për lojëra fati”.

Duke folur për Lotarinë shtetërore,nga  Lëvizja Evropiane për Ndryshim,  deklarojnë se qiranë prej 2,6 milionë eurosh, për ambientet e “Lotarisë Shtetërore” e ka marrë një kompani menaxhere e së cilës është kushërira e Artan Grubit, ndërsa tenderët në  këtë Lotari   i marrin kompanitë , Arbëria Design and Media Group DOOEL Tetovë, të cilat janë të regjistruara në të njëjtën adresë. Nga kjo Lëvizje shtojnë se agjendën eurointegruese BDI-ja e ka vetëm për mashtrim publik, sepse sipas tyre, nuk mund të bëhet aderim në BE me skema kriminale.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING