Ali Ahmeti: Evropa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë

Ali Ahmeti: Evropa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga samiti i tretë i Diasporës që po mbahet në Tiranë bëri thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve, ndërsa foli për rrugën e përbashkët europiane.
Gjatë fjalës së tij Ahmeti i dha mesazh të qartë Ramës, që të ngrenë edhe më shumë zërin sa i takon çështjes së integrimit, duke shtuar se vendet e tjera si Kosova, Maqedoninë dhe Malin e Zi i ka përkrahë.
“Luftërat i fituam, edhe politikisht edhe ushtarakisht, dhe diplomatikisht. Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë. Të bëjmë të begatë atdheun tonë, të organizohemi edhe më shumë. Këtë mundësi e ka mërgata. Të gjithë të rinjtë le të kapin mundësitë në universitetet më të mira të botës, dhe t’i kthehen kokëplotë atdheut të tyre. Sot vendet tona mund t’i kemi vende të BE, siç jemi në NATO. Edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Djepi i Europës është Mesdheu, por duhet punuar me përkushtim.”, tha ai.

MARKETING