Presidenti i Afrikës së Jugut akuzon Izraelin për krime lufte dhe gjenocid në Gaza

Presidenti i Afrikës së Jugut akuzon Izraelin për krime lufte dhe gjenocid në Gaza

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa akuzoi sot Izraelin për krime lufte dhe gjenocid në Gaza në një fjalim që hapi takimin e jashtëzakonshëm online të grupit BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut), i cili u mblodh për situatën në Gaza dhe Lindjen e Mesme.
“Ndëshkimi kolektiv i civilëve palestinezë nëpërmjet përdorimit të paligjshëm të forcës nga Izraeli është një krim lufte”, theksoi Ramaphosa.
“Mohimi i qëllimshëm i ilaçeve, karburantit, ushqimit dhe ujit për popullin e Gazës është i barabartë me gjenocid”, shtoi ai.
Afrika e Jugut kryeson takimin e jashtëzakonshëm online të grupit të vendeve BRICS, ku ndër të tjera pritet të marrin pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping.

MARKETING