Anulohet seanca për rastin “Alfa”, Dauti: Dita e madhe për rastin “Alfa” doli të jetë ditë e vogël si 15 vjet me radhë

Anulohet seanca për rastin “Alfa”, Dauti: Dita e madhe për rastin “Alfa” doli të jetë ditë e vogël si 15 vjet me radhë

Gjykimi për rastin “Alfa” u anulua, përshkak se Këshilli Gjyqësor nuk ishte i kompletuar, gjegjësisht një anëtar i saj kishte marrë pushim mjekësor. Kështu, seanca është shtyrë për gati një muaj, më 25 dhjetor.
Ndërkaq, pritjet e palës mbrojtje ishin që Gjykata Supreme ta kthej rastin nga e para.
Ramiz Dauti, pas anulimit të seancës u shpreh pesimist për këtë rast, pasi siç tha janë bërë 15 vjet pritje.
Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa”
“Një ndryshim i një gjykatëses, një muaj na duhet të presim këtë ditën madhe që e paralajmërova unë. Unë prapë jam pesimist në aspektin e asaj që një ditë para seancës ndryshohet për arsye sedi çfarë dhe një muaj duhet të presim, duke pas parasysh se në kemi dorëzuar një superekspertizë tash e 21 muaj, Gjykata e Apelit na e vonoi 16 muaj, dhe tash Gjykata Supreme 5 muaj zvarritu lëndën, kështu që unë nuk ka koment,e kam pritur si ditë të madhe por në fakt doli ditë e vogël, si 15 vite me radhë”. /SHENJA/

MARKETING