Rritet në 68 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Rritet në 68 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se numri i ushtarëve të vrarë në përleshjet në Rripin e bllokuar të Gazës është rritur në 68, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se në përleshjet në veri të Gazës janë vrarë edhe 2 ushtarë izraelitë.

Gjithashtu thuhet se 5 ushtarë izraelitë janë plagosur rëndë në përleshjet në veri të Gazës.

Sipas deklaratës së ushtrisë izraelite, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Gaza që nga 27 tetori është rritur në 68.

MARKETING