Kallëzim penal për dy të rinj, në Çair e kanë sulmuar fizikisht një polic
MPB ka informuar se dje, policia ka ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër dy personave, E.N (20) dhe N.N (28) nga Shkupi.
Denoncimet janë për shkak veprës penale “sulm mbi personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës së sigurisë”, neni 383 nga Kodi Penal.
Më datë 17.11.2023 në rajonin e Çairit, E.N dhe N.N fizikisht kanë sulmuar një polic i cili ka qenë në detyrë.
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve ata janë privuar nga liria nga zyrtarët policor nga njësia për intervenime të shpejta pranë SPB Shkup. /SHENJA/