Për një javë në Maqedoni janë arrestuar mbi 60 persona

Për një javë në Maqedoni janë arrestuar mbi 60 persona

“Në periudhën prej 30 tetorit deri 5 nëntor të këtij viti janë arrestuar mbi 60 persona me baza të ndryshme, për tregti me drogë, plaçkitje, vjedhje të rënda, kontrabandë me emigrantë, persona të kërkuar me fletarrest, organizim të lojërave të fatit pa licencë”.
Për këtë mes tjerash ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në RMV, Oliver Spasovski, i cili në Facebook ka shkruar se MPB në këtë periudhë i ka forcuar masat operative dhe parandaluese, për të rritur sigurinë e qytetarëve në vend.

“Pas masave të marra nga Sektorët e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe nga njësia lëvizëse për sigurinë në qarkullimin rrugor, janë lëshuar 3452 urdhërpagesa penale për kundërvajtje të kryera në qarkullimin rrugor, si dhe janë kryer 13 aktivitete parandaluese në parandalimin e trafikut të drogës, dhunën mes bashkëmoshatarëve dhe sigurisë në shkolla, sigurisë në trafik. Vazhdojmë – në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme”, ka shkruar Spasovski.

MARKETING