Kolumbi, vazhdojnë kërkimet për babain e rrëmbyer të futbollistit Luis Diaz

Forcat kolumbiane të sigurisë po vazhdojnë kërkimet për Luis Manuel Diaz, babai i lojtarit të klubit anglez Liverpool, Luis Diaz, i cili u rrëmbye së fundmi në Kolumbi, raporton Anadolu.
Rrëmbyesit e armatosur së fundmi rrëmbyen prindërit e Diazit në Kolumbi, ndërsa nëna e futbollistit, Cilanis Marulanda u lirua në rajonin Barrancas fundjavën e kaluar.
Mediat raportojnë se presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se forcat kolumbiane të sigurisë po vazhdojnë kërkimet intenzive për të atin e Diaz.
Operacionet po kryhen në veri të Kolumbisë me pjesëmarrjen e më shumë se njëqind pjestarëve të forcave të sigurisë kolumbiane.