Sileksi barazon pa gola me Bregallnicën

Sileksi barazon pa gola me Bregallnicën

Me barazim pa gola ka përfunduar takimi hapës i xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor. Ndonëse të dyja skuadrat krijuan raste të shumta për të shënuar, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të takimit.

Ndërkohë xhiroja e 12-të në elitë kompletohet të dielën me 5 takime tjera të cilat do të luhen nga ora 13:00.

Shkëndija në Tetovë pret Voska Sportin, Gostivari luan me Struga Trim Lumin, Shkupi takohet me Rabotniçkin, Vardari do t’i mat forcat me Brera Strumicën, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi përballet me Tikveshin. /SHENJA/

MARKETING