(VIDEO) Mickoski: Kovaçevski ta zgjedh datën për zgjedhje të përbashkëta!
Nëse VMRO-DPMNE i inicon ato takime, atëherë Talat Xhaferi duhet të paraqitet dhe të thotë se është kryetar i Kuvendit dhe është e logjikshme që ai t’i inicojë ato, kështu që atëherë do të sulmohemi se pse ne i kemi inicuar dhe pse jo ai. Prandaj thamë le të ulen të dakordohen. Kam informacione se Kovaçevski, Ahmeti dhe Grubi sot do të kenë një drekë pune, le të ulen, le të merren vesh dhe le të tregojnë se këtë ditë, në këtë orë, grupet punuese do të takohen dhe do të bisedojnë për të ardhmen sepse këto dy procese janë vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me grupet punuese për zgjedhjet. Mickoski theksoi se a do të jetë Talat Xhaferi ai që do ta dërgojë ftesën zyrtare, Grubi, Ali Ahmeti apo Kovaçevski për VMRO-DPMNE-në, nuk paraqet problem, por duhet rënë dakord për një datë sepse duhet të zbatohen rekomandimet e OSBE- së.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Nuk është problemi vetëm termini, ne po ikim nga thelbi, po flasim për drurin ndërsa nuk po e shohim pyllin. Kemi rekomandime serioze nga OSBE të cilat duhet të zbatohen në kodin zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE –së i dini, 6 muaj para zgjedhjeve kodi zgjedhor nuk duhet të hapet, ndërsa ne jemi më pak se 6 muaj larg dhe ne do të ndërhyjmë përsëri sepse dikush është frikacak dhe nuk dëshiron të dalë e të përballet me qytetarët”.
“Më pyetët nëse është 5 apo 8 maj, unë edhe në fjalimin tim thash , ja një fletë e bardhë, le të ulet dhe le të shkruajë një datë afër atyre dy festave të mëdha, po flas për muajin e Ramazanit dhe Pashkët, le të vendosë dhe ne pranojmë” deklaroi Mickoski.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/