Takimet në Bruksel, Lajçak: Nuk negociojmë në mënyrën “merre ose lëre”
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka folur ekskluzivisht për Kanal10 dhe gazetarin Kushtrim Sadiku duke thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”.
Ai foli rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm në Bruksel duke thënë se Lajçak tha se ka pritje të larta.
“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak, raporton Gazeta10.
Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes. I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëje”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë. “Ne nuk negociojmë më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”.