Biden bisedë telefonike me Netanyahun

Biden bisedë telefonike me Netanyahun

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në bisedën telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e mbrojtjes së civilëve në Gaza, transmeton Anadolu.

“Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet e fundit në Gaza dhe lirimi i pengjeve, përfshirë edhe shtetasit amerikanë, të mbajtur robër nga Hamasi”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Biden dhe Netanyahu diskutuan për daljen e sigurt të shtetasve të huaj që duan të largohen sa më shpejt nga Gaza. Gjatë takimit, presidenti amerikan nënvizoi rëndësinë e fluksit të ndihmave humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve atje.

Biden tha se Izraeli ka çdo të drejtë dhe përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët e tij nga terrorizmi dhe se këtë duhet ta bëjë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Ai theksoi se hapi tjetër pas kësaj krize duhet të jetë rruga drejt paqes së përhershme mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm.

– Ministrat e Mbrojtjes së SHBA-së dhe Izraelit zhvilluan bisedë telefonike

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi se sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologu i tij izraelit, Yoav Gallant kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon, ministrat diskutuan edhe për çështjen e mbrojtjes së civilëve në Gaza.

MARKETING