Ndalohet një 21-vjeçar nga Shkupi, po transportonte ilegalisht pesë imigrantë nga Siria
MPB njofton se sot policia ka ndaluar një 21-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet për kontrabandim me imigrantë.
“Sot (25 tetor 2023) rreth orës 13:00, zyrtarët policorë për kalim dhe vëzhgim kufitar në Bogorodicë kanë ndaluar E.R. (21) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ke kryer veprën penale kontrabandim me imigrantë.
Automjeti “Audi” me drejtues shtetasin E.R. është ndalur në afërsi të Smokvicës, dhe në automjet janë gjetur pesë imigrantë nga Siria.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik nga PTHP, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim penal kundër E.R.