Përplasen dy anije mallrash në brigjet e Detit të Veriut, një i vdekur dhe katër të zhdukur

Përplasen dy anije mallrash në brigjet e Detit të Veriut, një i vdekur dhe katër të zhdukur

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë zhdukur pasi dy anije mallrash u përplasën në brigjet e Detit të Veriut të Gjermanisë.

Roja bregdetare Gjermane  tha se përpjekjet për shpëtimin e personave të tjerë po vazhdon dhe se zhytësit po kërkonin anijen e mbytur në fundin e detit.

Anija ‘Verity’ u përplas me anijen tjetër ‘Bahamian Polesie’ rreth orës 05:00 në mëngjesin e së martës në brigjet e Heligoland, një arkipelag gjerman i cili është pjesë e shtetit të Schleswig-Holstein.

‘Verity’ ishte nisur drejt Britanisë, duke transportuar çelik nga qyteti verior gjerman i Bremenit në Immingham në Lincolnshire kur u përplas me Polesie, i cili ishte nisur nga Hamburgu në një udhëtim për në La Coruña në Spanjë.

 

 

në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, i cili tha se po bëhej çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit e zhdukur në deklaratën e tij ne platformën ‘X’.

MARKETING