Nga e hëna rikonstruim i pikëpagesës në Zhelinë, regjim kohor i komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë

Nga e hëna rikonstruim i pikëpagesës në Zhelinë, regjim kohor i komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë

Prej datës 23 tetor 2023 (e hënë) do të fillojë rikonstruimi i pikëpagesës në Zhelinë, në rrugën shtetërore A2-seksioni Shkup – Tetovë. Komunikacioni në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit të miratuar kohor të komunikacionit, informojnë nga LAMM.

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, bëhet e ditur në kumtesë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë

MARKETING