Svelça: Përderisa ne zhvillonim dialogun, Serbia trajnonte terroristët për të aneksuar veriun e Kosovës

Svelça: Përderisa ne zhvillonim dialogun, Serbia trajnonte terroristët për të aneksuar veriun e Kosovës

Është e pakuptueshme dikush të pretendojë që ne të sillemi sikurse nuk ka ndodhur 24 shtatori. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ku shtoi se Serbia është një shtet i cili sponsorizon terrorizmin dhe për këtë ka shumë dëshmi.

“Nuk mund të thuash se po bisedon me shtetin fqinjë, po bisedon me një Qeveri të një vendi me të cilin mund të kesh rezultate, përderisa ne ishim në bisedime ata thellë në Serbi trajnonin terroristët për të bërë aneksim të veriut të Kosovës. Po të kishin patur sukses në aneksimin e 17% të territorit të Kosovës, çfarë lloj bisedime do të kishim”, tha ministri Svelça.

Vuçiq, tha Svelça, është nisur për të fituar me sulmin e 14 shtatorit, por ata kanë patur matematika të gabuara.

Ai tha se është e padobishme të bisedohet me njerëz të cilët sponsorizojnë terrorizmin. /SHENJA/

MARKETING