(VIDEO) Profesori i të drejtës kushtetuese: Amnistia cenon pushtetin gjyqësor

(VIDEO) Profesori i të drejtës kushtetuese: Amnistia cenon pushtetin gjyqësor

Amnistia cenon pushtetin gjyqësor dhe pastaj e pëson e drejta kushtetuese dhe penale. Kështu thotë profesori i të drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq, duke shtuar se është i vetëdijshëm që kjo amnisti bëhet nga nevoja, për shkak se burgjet janë të stërmbushura dhe nuk ka vend për të burgosur të rinj, megjithatë thotë se kështu Kuvendi ndërhyn në pushtetin gjyqësor, edhe atë me procedurë të shkurtuar, me siguri edhe pa mbështetjen e shumicës.

MARKETING

Svetomir Shkariq, profesor i të drejtës kushtetuese

 “Paradoksi është se bien në ujë procedurat gjyqsore, disa me nga 10 vite, siç i kërkon drejtësia, në të cilat është mbajtur llogari që prokurori ta tregoj mendimin e tij, kurse gjykatësi, në bazë të provave ka menduar sen çfarë denimi të sjellë, dhe përnjëherë vendimi i plotëfuqishëm, bie në ujë. Madje, ka për qëllim edhe të fshihet. I gjithë mundi shkon në ujë. Ligjvënësi me këso ligjesh e shkatërron gjyqësorin”.

Me amnestin e propozuar sipas ish gjykatëses Margarita Caca Nikollovska,  se mesa ka parë në opinion nuk është e sigurtë se do të rregullohet çështjen e stërmbushjes së burgjeve, sepse siç thotë, amnistia din të propozohet nga shkaqe të ndryshme, prandaj varet se cili është qëllimi që dëshirohet të arrihet.

Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse

“Se ka problem me burgjet ka. Se a do të rregullohet kjo përmes amnistis, nuk jam e sigurt plotësisht. Mundet një pjesë do të lirohen burgjet, megjithatë ajo që është më me rëndësi është se shteti duhet fillimisht të mendojë në mënyrë tjetër, të mundësoj që kryerja e denimieve të bëhet në mënyrë të dinjitetshme dhe të përshtatshme”.

Akademiku Vllado Kambovski tregon se në burgjet tona, nga 7 700 të burgosur, rreth 3 500 e tyre kanë denim me kusht.

Vllado Kambovski, akademik

“Tek ne nga 7 700 të burgosur, vetëm rreth 1 500 janë të denuar me denim me burg, derisa tek 3 500 raste denimet janë me kusht. Kjo është sa caktohen në vit. Megjithatë, të kemi parasysh se numri i të burgosurve nuk i dedikohet denimeve të përvitshme por grumbullohet nga viti në vit. Kështu që nëse keni denime më afatgjate, keni burgje të stërmbushura”.

Këto deklarata u dhanë para konferencës “Propozim ligji për amnsiti dhe procesi i risocializimit dhe riintegrimit  të personave të dënuar më herët”. Përndryshe, Ligji për Amnisti që e ka përgatitur Ministria e Drejtësisë është në Kuvend. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING