(VIDEO) Kovaçevski: Zgjedhjet në terminin e rregullt

(VIDEO) Kovaçevski: Zgjedhjet në terminin e rregullt

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë përsëriti se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, kurse për kohën tha se do ta bisedojnë me përfaqësuesit e të gjitha partive politike.  Kurse duke folur për Kodin Zgjedhor, Kovaçevski bëri me dije se është përgaditur ligji sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe i njejti është në fazë finale si dhe tashmë do të hyj në procedurë, ku të gjitha partitë politike do duhet ta rishikojnë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Për zgjedhjet, ne kemi qëndrim të qartë, ato do të jenë të rregullta. Sa i përket kohës, kjo është diçka që mund të bisedohet, se në cilin muaj të bëhen, në pajtim me afatet në Kuvend. Vlerësojmë se përfaqësuesit e partive politike duhet të ulen dhe në nivel të punës të diskutojnë për detajet. Pse? Sepse tash do të hyj në procedurë ndryshimi i Kodit Zgjedhor sepse në Ministrinë e Drejtësisë ka punuar një grup pune i përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues politik, vetëm VMRO-nuk ka pasur përfaqësues sepse ata nuk marrin pjesë në asgjë”.

Përndryshe, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk ka nevoj për takim liderësh, për të caktuar datën e  zgjedhjeve. Kurse lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka thënë se për ta nuk ka rëndësi se kur, por me rëndësi është që të ketë zgjedhje, pasi ata shprehen të bindur se do të dalin fitues.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov një ditë më parë u shpreh se Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore, si parakusht kyç për demokratizimin e shtetit dhe ndryshimet që do të garantojnë reforma rrënjësore, shtet ligjor, luftë kundër krimit dhe prosperitet të shtetit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING