(VIDEO) Nxënësit ende pa libra, kryeministri thotë se Qeveria e ka kryer detyrën
Ne nuk mund të kemi ndërhyrje politike në shkrimin e librave. Këtë e bënë Komisioni Kombëtar për Miratimin e Librave, autorët, recezentët. Kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski, për mungesën e disa teksteve shkollore, edhe krahas faktit që viti shkollor ka nisur prej më shumë se një muaj. Sipas tij, ajo që ka qenë nën kompetencë të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është kryer.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Gjithëçka që ka qenë në kompetencë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit lidhur me sigurimin e procesit për botimn dhe shtypjen e librave, është kryer. Pra, të gjitha ato libra që janë fituar nga autorët nga Komisioni Kombëtarë për miratimin e librave, menjëherë shkojnë në procesin e shtypjes. Ato që nuk kanë qenë të përgatitura, ato nuk mund të shtypen sepse Ministria e Arsimit nuk i shkruan librat dhe nuk i miraton. Atë e bënë Komision i pavarur kombëtarë”.
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë llogari nga pushteti se përse kemi hyrë në muajin tetor dhe ende nuk janë të siguruara të gjitha librat për nxënësit.
Vesna Janevska, VMRO-DPMNE
“Skandalet dhe shkatërrimi i arsimit asesi të ndalojnë, është tetor, kurse ende nuk ka libra për të gjitha lëndët, por, prandaj ka ministër dhe shërbime pedagogjike në përbërje të Ministris së Arsimit dhe Shkencës, në kompetenca të të cilave janë botimi dhe blerja librave, ku ka drejtor i cili pak është i njohur për opinionin”.
Premtimet e ministrit Jeton Shaqirit ishin që tekstet për nxënësit e klasës së gjashtë është dashur të dorëzohen në shkolla të premten dhe nëse është e nevojshme shpërndarja do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës. Ministri gjithashtu pati premtuar se këtë vit nuk do të ketë vonesa të librave si vitin e kaluar shkollor, MASH-i, sipas tij ishte përgatitur nga fillimi i këtij viti kalendarik.
Emine Ismaili /SHENJA/