Policia e arreston shoferin i cili goditi për vdekje 10 vjeçarin tek rruga e Plastikave

Policia e arreston shoferin i cili goditi për vdekje 10 vjeçarin tek rruga e Plastikave

Rrugët e Shkupit u përgjakën sërish, si rezultat i një aksidenti i cili la të vdekur një 10 vjeçar. Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup. 21 vjeçari Z.SH I cili voziste automjetin e pasagjerëve “Mercedes” goditi të miturin i cili kishte tentuar të kalojë bulevardin pranë kryqëzimit,  pranë ambasadës amerikane, ndërkaq Mercedesi ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Bit Pazarit me shpejtësi të madhe. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit ndërsa kalimtarët e rastit kanë tentuar të ndihmojnë viktimën. Nga MPB thanë se pasi është transportuar në qendrën e urgjencës, mjekët kanë konstatuar vdekjen e të miturit.

 “Më datë 12.10.2023 në ora 16:47 në sektorin e punëve të brendshme në Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Mercedes” ka goditur një të mitur në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri është transportuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku I është  konstatuar vdekja. Pas një kohe të shkurtër, pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve, zyrtarët policorë kanë gjetur veturën dhe shoferin Z.Sh.(21) nga Shkupi, i cili është arrestuar”, thuhet në komunikatën e policisë, raporton SHENJA.

MARKETING