Kovaçevski: Nuk ka ndërhyrje politike në shkrimin e librave
Ne nuk mund të kemi ndërhyrje politike në shkrimin e librave. Këtë e bënë Komisioni Kombëtar për Miratimin e Librave, autorët, recezentët. Kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski, për mungesën e disa teksteve shkollore, edhe krahas faktit që viti shkollor ka nisur prej më shumë se një muaj. Sipas tij, ajo që ka qenë nën kompetencë të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është kryer.
“Gjithçka që ka qenë në kompetencë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit lidhur me sigurimin e procesit për botim dhe shtypjen e librave, është kryer. Pra, të gjitha ato libra që janë fituar nga autorët nga Komisioni Kombëtarë për miratimin e librave, menjëherë shkojnë në procesin e shtypjes. Ato që nuk kanë qenë të përgatitura, ato nuk mund të shtypen sepse Ministria e Arsimit nuk i shkruan librat dhe nuk i miraton. Atë e bënë Komision i pavarur kombëtarë”, ka deklaruar kryeministri Dimtar Kovaçevski, raporton SHENJA.