(VIDEO) Edhe Levica solidarizohet me Palestinën, partitë shqiptare në heshtje!
Liderët e partive politike shqiptare kanë zgjedhur që të heshtin për luftën që po zhvillohet aktualisht në Palestinë. Ndërsa tragjedia është duke u përshkallëzuar, politikanët shqiptarë po qëndrojnë në një pozicion neutral, ndërkohë që institucionet e shtetit janë deklaruar qartësisht se mbeshtesin Izraelin në këtë përballje. I vetmi prej krerëve të partive shqiptare që është deklarur publikisht pro të drejtës së popullit palestinez është kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhep-Zejdi.
SKENDER REXHEP-ZEJDI, KRYETAR I LËVIZJES POPULLI
“Nëse një popull me 2 milion banorë që plot 75 vjet është i rrethar me një kafaz të hekurt, që tash vazhdimisht bombardohet me artilerinë më të rëndë ushtarake, ndërsa njëkohësisht u është ndërprerë uji, energjia elektrike, u janë bllokuar të gjitha furnizimet me ushqime dhe barna, atëherë shtrohet pyetja: Cilët do të vdesin të parët në këtë rast, ushtarakët e vendit të rrethuar (që janë vetëm rreth 1 % e popullatës) apo pjesa tjetër e popullatës civile, shumica absolute pleq, gra dhe fëmijë? Jemi në prag të tragjedisë më të madhe njerëzore, gjaku i të cilëve gjatë kohë do të rëndoj mbi ndërgjegjën e botës “së qytetëruar’”
Në anën tjetër, kryetari i BDI-së. Ali Ahmeti ka shpalosur qëndrimin e tij duke mos marrë pozicionim të qartë në këtë konflikt. Ahmeti, e ka bërë një krahasim me të kaluarën ton. Duke shkruar se në përpjekjet dekadëshe për liri dhe barazi, “kërkonim luftën si mjet i fundit për ta arrirë synimin, që më në fund të zgjedhim paqen, dialogun, procesin demokratik”.
Ahmeti ka shkruar se terrori ndaj civilëve të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq, të bën humbës që në fillim dhe pa asnjë mbështetje ndërkombëtare.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Ngjarjet, dhuna dhe terrori në Izrael janë për t’u dënuar. Sulmet nuk e ndihmojnë popullin palestinez, përkundrazi bota e mbarë u rreshtua në anën e Izraelit. Sot, kur në vendin tonë po shënojmë nismën e rezistencës dhe fitoren ndaj fashizmit dhe rreshtimin e drejtë me botën demokratike, bëj thirrje për paqe, dialog dhe ndërprim të menjëhershëm të dhunës e cila po sjell vetëm shkatërrim”
Ndërkohë, në kampin politik maqedonas, është partia E Majta, e drejtuar nga Dimitar Apasiev, e cila është pozicionuar qartësisht për të drejtën e popullit palestinez për të pasur një shtet dhe për të jetuar denjësisht në tokat e tyre. /SHENJA/