Ushtria izraelite: 169 ushtarë kanë humbur jetën që nga 7 tetori

Ushtria izraelite: 169 ushtarë kanë humbur jetën që nga 7 tetori

Ushtria izraelite njoftoi se ka shkuar në 169 numri i ushtarëve të saj të vrarë që nga mëngjesi i të shtunës, më 7 tetor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite njoftohet identiteti edhe për 14 ushtarë të vrarë.

Sipas deklaratës, rritet në 169 numri i ushtarëve të vrarë dhe të identifikuar nga Izraeli në konfliktet e shënuara që nga mëngjesi i të shtunës më 7 tetor me Brigadat Izzeddin Kassam, krahun e armatosur të Hamasit.

Në deklaratë thuhet se Hamas ka lëshuar drejt Izraelit 4.500 raketa dhe se nga Rripi i Gazës ka goditur 2.329 objektiva të ushtrisë izraelite.

Konflikti izraelito-palestinez

Brigada Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e një sulmi gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa, ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas nga këtu hynë në vendbanimet izraelite, ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën 1.200 izraelitë si dhe janë plagosur 2.806 persona të tjerë, 106 prej të cilëve rëndë.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës kanë humbur jetën 974 persona, ndërsa janë plagosur 5 mijë të tjerë.

Ndërkohë, në sulmet e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur rreth 130 të tjerë.

MARKETING