Në Gjermani ndalohet tubimi në mbështetje të Palestinës

Në Gjermani ndalohet tubimi në mbështetje të Palestinës

Tubimi i solidaritetit me Palestinën i cili ishte planifikuar të mbahej në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, nuk u lejua për arsye të sigurisë publike, transmeton Anadolu.

“Me arsyen se përbëjnë kërcënim në aspektin e sigurisë dhe rendin publik, ndalohen tubimi që do të mbahej në rajone të ndryshme në Berlin me qëllimin e solidaritetit me Palestinën, marshim për të njëjtën temë si dhe të gjitha aktivitetet që i zëvendësojnë ato”, thuhet në deklaratën e policisë.

Po ashtu në deklaratë theksohet se policia ka informuar lidhur me çështjen organizatorët e tubimit.

Platforma të ndryshme pro palestineze si “Palestina flet” dhe “Komiteti i Veprimit Palestinez”, kanë bërë thirrje për protesta në Berlin.

MARKETING