Putin: Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, “shembull i qartë” i dështimit të politikës amerikane në rajon

Putin: Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, “shembull i qartë” i dështimit të politikës amerikane në rajon

Presidenti rus Vladimir Putin tha se përshkallëzimi i fundit i situatës në Lindjen e Mesme është një “shembull i qartë” i dështimit të politikës amerikane në rajon, raporton Anadolu.

“Fatkeqësisht, ne shohim një përshkallëzim të vrullshëm të situatës në Lindjen e Mesme. Unë mendoj se shumë njerëz do të pajtoheshin me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”, tha Putin përpara një takimi me kryeministrin irakian Mohammed Shia Al-Sudani në Moskë.

Putin më tej pohoi se ShBA-ja është përpjekur të monopolizonte zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë dhe është përqendruar në promovimin e ideve të veta dhe presionin mbi të dyja palët, në vend të gjetjes së kompromiseve të pranueshme.

Ai gjithashtu pretendoi se Washingtoni nuk ka marrë parasysh “interesat themelore të popullit palestinez”.

“E kam fjalën, para së gjithash, nevojën për të zbatuar vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e një shteti të pavarur sovran palestinez”, shtoi Putin.

MARKETING