Sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës vazhdojnë edhe në ditën e katërt

Sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës vazhdojnë edhe në ditën e katërt

Avionët luftarakë izraelitë vazhdojnë sulmet ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës për të katërtën ditë, transmeton Anadolu.

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në rajonin Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës, në perëndim të qytetit të Gazës dhe qytetin Khan Younis.

Sipas dëshmitarëve okularë, një nga sulmet ajrore në Khan Younis kishte në shënjestër një shtëpi pa paralajmërim paraprak.

Forcat izraelite sulmuan gjithashtu një tokë bujqësore në qytetin Rafah. Raportohet se nga sulmi ka persona të vrarë dhe të plagosur.

Në mëngjes, Izraeli sulmoi një shtëpi tjetër në kampin e refugjatëve An-Nusayrat në qendër të Gazës.

Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit të quajtur “Tufani i Aksa-së” në mëngjesin e 7 tetorit.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën Portën Kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë nga këtu në vendbanimet brenda Izraelit ndërsa ushtria izraelite nisi sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

MARKETING