Kryeministri izraelit, Netanyahu: Do të ndryshojmë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Netanyahu: Do të ndryshojmë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në vlerësimin e tij për zhvillimet në rajon, tha se Izraeli do të ndryshojë Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit izraelit tha se Netanyahu u takua me zyrtarë lokalë në vendbanimet përreth Gazës, të cilat janë sulmuar nga grupet e rezistencës palestineze.

Netanyahu tha se këto vendbanime përjetuan fatkeqësi të rëndë.

“Ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë edhe më e vështirë dhe katastrofike. Ne kemi hyrë në operacion dhe sapo kemi filluar. Dua që të jeni të vendosur sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme”, tha Netanyahu.

MARKETING