Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer mbi 500 sulme ajrore drejt Gazës gjatë natës

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer mbi 500 sulme ajrore drejt Gazës gjatë natës

Ushtria izraelite njoftoi se ka ndërmarrë mbi 500 sulme ajrore kundrejt Rripit të Gazës gjatë natës, transmeton Anadolu.

“Avionët luftarakë, helikopterët, mjetet ajrore dhe forcat e artilerisë gjatë natës shënjestruan mbi 500 pika të Hamasit dhe Xhihadit Islam në Bregun Perëndimor”, thuhet në një njoftim të ushtrisë.

Në deklaratë thuhet se është kryer një sulm ajror në disa rezidenca shumëkatëshe me arsyetimin se kanë jetuar disa zyrtarë të grupeve palestineze dhe janë shënjestruar tri tunele në rajonin Beit Hanun.

Gjithashtu, deklarata bëri të ditur se sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës do të vazhdojnë

Çfarë ka ndodhur ?

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, më 7 tetor njoftoi se kishte nisur një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit të quajtur “Tufani i Aksasë”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupe të armatosura palestineze hynë në vendbanimet në rajon.

Ushtria izraelite nisi gjithashtu një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 436 persona, përfshirë 91 fëmijë, kanë vdekur dhe 2.271 persona janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza.

Po ashtu, si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, jetën kanë humbur 15 palestinezë.

Mediat izraelite kanë deklaruar se 700 izraelitë kanë vdekur dhe 2.315 janë plagosur deri më tani nga sulmet.

MARKETING