Fiorentina i jep goditje të rëndë Napolit në “Diego Armando Maradona”

Fiorentina ka treguar muskujt në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.
Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Napolit, në takimin e javës së tetë në Serie A.
Brekalo në minutën e 7-të, Bonaventura në atë të 63-tën dhe Gonzalez në të 90+3, shënuan për fitoren e Fiorentinës.
Futbollisti Osimhen shënoi në fund të pjesës së parë për Napolin.
Fiorentina është në vend të katërt me 17 pikë apo ka 4 më pak se lideri Milani dhe tre më shumë se Napoli në pozitën e pestë.