(Foto) Zbulohet terroristi Jevtic, bashkëpunëtor i afërt i djalit të presidentit Vuçiq
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sfeçla ka njoftuar se në vendin ku dy javë më parë ka ndodhur sulmi terrorist, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic, gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës.
“Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”, ka shkruar Sfeçla.
Sfeçla ka thënë se mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. /SHENJA/