Brigadat Izzeddin Kassam: Goditëm vendbanimin Sderot me 100 raketa

Brigadat Izzeddin Kassam: Goditëm vendbanimin Sderot me 100 raketa

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit tha se kanë kryer “operacione të reja infiltrimi” kundër rajoneve izraelite dhe se 100 raketa janë lëshuar në njësinë e vendbanimit Sderot si përgjigje ndaj ushtrisë izraelite e cila ka vendosur në objektiv shtëpitë që i përkasin civilëve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Brigadave Izzeddin Kassam, Abu Obaida bëri në deklaratë lidhur me çështjen. “Sderot u godit me 100 raketa. Po kryhen infiltrime të reja në Izrael dhe se krahas përforcimit të grupeve në terren, forcat në terren janë zëvendësuar me të tjerë të rinj”, tha Obaida.

Ai theksoi se sulmet do të vazhdojnë dhe i bëri thirrje “të gjithë popullit dhe umetit që t’i bashkohen kësaj lufte”.

Brigadat Kassam, në një deklaratë të shkurtër lidhur me të njëjtën çështje tha se “Mbrëmë dhe në orët e mëngjesit sot janë kryer operacione infiltrimi për të forcuar forcat dhe pajisjet e trupave në shumë rajone të territoreve nën pushtim dhe se në mesin e tyre ndodhen rajonet Sufa, Qibbutz, Sufa Holit dhe Yated në aksin Rafah”.

Në një deklaratë tjetër Brigadat Kassam thanë se 100 raketa janë lëshuar ndaj vendbanimit Sderot si reagim ndaj Izraelit për vendosjen në objektiv të shtëpive të civilëve në Gaza.

– Çfarë ka ndodhur

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit dje në mëngjes njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon. Edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në sulmet e Izraelit ndaj Gazës kanë humbur jetën 313 persona dhe se janë plagosur 1.990 të tjerë.

Në mediat izraelite bëhet e ditur se deri më tani në sulmet e filluara nga krahu i armatosur i Hamasit kanë humbur jetën 350 izraelitë ndërsa ka arritur në 1.864 numri i izraelitëve të plagosur.

MARKETING