“S’ishte ende gati për ekipin e parë”, si e humbi Juvja në 2020 “yllin” aktual të Realit

“S’ishte ende gati për ekipin e parë”, si e humbi Juvja në 2020 “yllin” aktual të Realit

Jude Bellingham është një nga futbollistët më të spikatur të momentit. Goli ndaj Napolit në raundin e dytë të fazës së grupeve të Championsit ishte vetëm qershia mbi tortë e një fillimsezoni fantastik të britanikut, i cili ka mundur të shënojë tetë gola në nëntë ndeshjet e para sezonale.

Megjithatë, 20-vjeçari anglez ishte shumë pranë transferimit në Itali, pikërisht tek Juventusi, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Bellingham, në vitin 2020, shumë i ri në atë kohë, mbërriti në Torino në shoqërinë e prindërve të tij. Ish-lojtari i Borussias së Dortmund vizitoi Vinovon dhe Continassan, duke marrë një ofertë nga klubi piemontez, i cili fillimisht do ta përfshinte në skuadrën U-23 me perspektivën për të kaluar në ekipin e parë me kalimin e kohës.

Pas disa javësh reflektimi, familja vendosi ta refuzojë propozimin dhe të fokusohet drejtpërdrejt te Dortmundi që ishte gati të shpenzonte 30 milionë euro, por, mbi të gjitha, i siguronte përfshirjen e menjëhershme në skuadrën e parë. Historia më pas dihet: Bellingham shkëlqeu në Dortmund, për të bërë më pas hapin e madh (kalim te klubi më i titulluar në botë). Tek Juventusi “qajnë” për mundësinë që nuk e shfrytëzuan.

MARKETING