Lajçak takohet me eurodeputetët në Strasbourg, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takohet me eurodeputetët në Strasbourg, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Strasbourg me disa eurodeputetë.
Në një shkrim në Twitter, Lajçak tha se është takuar me një pjesë të grupit progresiv S&D Group dhe EPP Group, të cilët i ka njoftuar për dialogun rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Dje në Strasburg duke informuar The Progressives dhe EPPG group me më të fundit në Dialogun. Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak.

Javën e kaluar, Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania, Franca e Italia, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco Talo.
Në këtë takim urgjent është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

MARKETING