(VIDEO) Mishel: Në dhjetor presim zgjerim të BE-së me vende të ballkanit perëndimor

(VIDEO) Mishel: Në dhjetor presim zgjerim të BE-së me vende të ballkanit perëndimor

Kryetari i Komisionit Evropian Sharl Mishel pret që në Samitin e dhjetorit  të BE-së, të sillen vendime për zgjerimin e Evropës, për disa vende të Ballkanit Perëndimor. Për Agjensinë portugeze Lusa, ai tha se javët në vijim do të publikohet Raporti i BE-së për pajtueshmërinë e vendeve kandidate me kërkesat e reformës.

Sharl Mishel, kryetar i KE-së

“Nga Këshilli i Evropës do të varet çfarë nga Raporti do të vihet në tavolinë. Vetë fakti se në Samitin joformal të Unionit të premten në Granada, liderët europian do të bisedojnë për të ardhmen e BE-së, lidhur me zgjerimin, jep një sinjal shumë të fuqishëm”.

Ai gjatë intervistës e rikujtoi deklaratën e tij të dhënë në Bled, që viti 2023 do të jetë vendimtarë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.

Sharl Mishel, kryetar i KE-së

“Mbetem në atë qëllim dhe në atë afat. Kjo është e qartë për të gjithë. Pse është e rëndësishme kjo datë? Sepse kjo është një nxitje për të gjithë ne që të përgatitemi dhe të shpejtojmë në përpjekjet tona. Pa datë, kishte qëllim të përbashkët, por ishte i lehtë prolongimi duke mos u sjellë vendimet e nevojshme”.

Mishel vlerëson se në Samitin e dhjetorit, liderët e BE-së duhet t’i japin dritë jeshile për fillim të bisedimeve qasëse formale edhe Ukrainës dhe Moldavisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING