Një tjetër i ri humb jetën në aksident trafiku në rajonin e Pollogut

Një tjetër i ri humb jetën në aksident trafiku në rajonin e Pollogut

18-vjeçari Mirsad Zeqiri nga fshati Siniçan i Tetovë mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Pirok-Tetovë.
Ngjarja tragjike, në SPB-Tetovë është raportuar mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:30.
“Në aksident M.Z. ka marrë lëndime të rënda trupore, nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse pasagjeri A. Z. (23) nga i njëjti fshat ka marrë lëndime fizike, të konstatuara në spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore”, shtojnë nga MPB.

MARKETING