Pentagoni paralajmëron Kongresin amerikan: Po mbarojnë fondet për të zëvendësuar armët e Ukrainës

Pentagoni paralajmëron Kongresin amerikan: Po mbarojnë fondet për të zëvendësuar armët e Ukrainës

Pentagoni ka paralajmëruar Kongresin amerikan se po i mbarojnë paratë për të zëvendësuar armët që Uashingtoni ka dërguar në Ukrainë.

MARKETING

Description of image
Një letër dërguar udhëheqësve të Kongresit thotë gjithashtu se Pentagoni është detyruar të ngadalësojë rifurnizimin e disa trupave dhe i kërkon Kongresit të plotësojë fondet për Ukrainën.

Në dokumentin, të siguruar nga Associated Press, kontrollori i Pentagonit, Michael McCord, u tha udhëheqësve të Dhomës dhe Senatit se kanë mbetur 1.6 miliardë dollarë nga shuma prej 25.9 miliardë dollarësh e dhënë më herët nga Kongresi për të rimbushur rezervat ushtarake amerikane të dërguara në Ukrainë.

Rezervat përfshijnë miliona fishekë artilerie dhe raketash që janë jetike për kundërsulmin e Ukrainës për rimarrjen e territorit të fituar nga Rusia gjatë luftës.

Zoti McCord tha se pa fonde shtesë tani, SHBA-së do t’i duhet të vonojë ose të kufizojë armët e mbrojtjes ajrore, municionet, dronët, apo pjesët për rregullimin e pajisjeve ushtarake të prishura që nevoiten me “urgjencë tani pasi Rusia përgatitet të kryejë një ofensivë dimërore”.

MARKETING